Dy persona sulmohen nga 5 veta, përdoret edhe arma…

Burim informimi: Policia e Kosovës

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/ARMËMBAJTJE PA LEJE/PËRDORIMI I ARMËS

Prishtinë / 24.04.2024 – 23:00. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovarë. Dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri pasi që në vendin ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Dy viktimat dhe njëri prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor. Te gjithë personat e perfshire janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore.

Lini një Përgjigje