E zë muri, vdes 49 vjeçari nga Istogu

Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se sot rreth orës 14:54, ka marrë informatën se në fshatin Vrellë të Istogut, gjatë prishjes së një garazhe private një person e ka zënë muri.

Sipas policisë, personi në fjalë është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal në Pejë, transmeton Indeksonline.

Menjëherë njësitet e policisë pranë stacionit policor Istog, kanë dal në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima Q.B. lindur me 1970 m/k/sh, në Spital ka arritur pa shenja jete. Policia është duke punuar për të hetuar rastin i cili është cilësuar ‘Hetim i Vdekjes’”, thuhet në njoftimin e policisë.