Dy qeveri kanë rënë për shkak të raporteve me ShBA-të, edhe kjo qeveri e ka këtë fat nëse nuk gjen rrugën

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka komentuar zhvillimet politike në vend, transmeton Fokusi.info.

Përmes një statusi në Facebook, Murati ka thënē se dy qeveri kanë rënë për shkak të raporteve me ShBA-të, por edhe kjo qeveri e ka këtë fat nëse nuk gjen rrugën.

Statusi i plotë: 

Dy qeveritë para kësaj kanë ra për shkak të raporteve me SHBA-të e të ndërlidhura me çështje që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë (dhe demarkacionin me Malin e Zi). Edhe qeveria aktuale e ka atë fat, dhe atë më shpejt se të tjerat nëse nuk e gjen rrugën e duhur të bashkëpunimit me amerikanët e evropianët, që duke qenë e guximshme për t’u futur në procesin e dialogut me Serbinë, të realizojë një marrëveshje të mirë dhe t’ia hap Kosovës perspektivat e zhvillimit.