Kuvendi miraton rezolutën për homologimin

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 62 vota ‘pro’, asnjë ‘kundër’ dhe dy ‘abstenime’ rezolutën për shërbimin e homologimit të veturave.

Përmes kësaj rezolute kërkohet të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim të Ministrisë së Infrastrukturës, të filloj plotësimi dhe ndryshimi i projektligjit për automjete si dhe në afat prej dy muajve të miratohet udhëzimi i ri administrativ.

Në rezolutën e propozuar nga deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku gjithashtu kërkohet që në afat prej gjashtë muaj të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve.