Dy të arrestuar në Prizren pas therjes me thikë

Dy persona të komunitetit boshnjak janë arrestuar në Prizren pasi kanë sulmuar fizikisht dhe kanë therur me thikë viktimën, po ashtu të komunitetit boshnjak.

Sipas raportimit nga policia, rasti i ndodhur të hënën në mbrëmje, kishte ardhur pas një mosmarrëveshje në lidhje me një rast që kishte ndodhur para dy vjetësh.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Nga njësitë policore është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.