Dy të arrestuar për posedim të substancave narkotike në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për dy raste të posedimit të substancave narkotike në Prishtinë, me ç’rast janë arrestuar dy persona.

Në rastin e parë thuhet janë gjetur dhe konfiskuar tre copë substancë narkotike e llojit ekstazi.

“Prishtinë 02.01.2024-02:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar tre copë substancë narkotike e llojit ekstazi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Ndërsa, në rastin e dytë të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 29.1 gram substancë narkotike e llojit MDMA.

“Prishtinë 02.01.2024-03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 29.1 gram substancë narkotike e llojit MDMA. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.