Dy të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku i ndodhur sot mes një motoçiklete dhe një veture në rrugën Prishtinë-Podujevë, la të lënduar dy persona.

Ky aksident i cili ndodhi në fshatin Trudë, i shkaktuar midis këtyre dy automjeteve, pasoi lëndime trupore te motoçiklisti dhe pasagjerja në motoçikletë.

Madje, siç bën të ditur për Metron zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime më të rënda,

“Sot me datë 17.05.2020 në rrugen Prishtinë-Podujevë në fshatin Trudë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe të përfshira ishin një veture dhe një motoçikletë. Në këtë aksident trafiku janë lënduar ngasesi dhe pasagjerja në motoçikletë. Raportohet që ngasësi i motoçikletës ka lëndime më të rënda”, ka thënë Hoxha.

Ai tutje njofton se njësitet kompetente policore janë marrë me rastin.