Një grua serbe ka rënë në Ibër, po vazhdon kërkimi i saj

Një qytetare e nacionalitetit serb dyshohet se ka rënë në lumin Ibër dy ditë më parë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kanë bërë me dije se në operacionin e kërkimit janë angazhuar Policia, ekipi i zjarrfikësve dhe vullnetarët serbë.

“Kërkimet kanë filluar sot dhe kanë vazhduar deri në orët e vona të ditës. Njoftojmë se kërkimet pritet të vazhdojnë edhe nesër”, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.