Kurti: E shtyjmë reciprocitetin, vetëm nëse largohen të gjitha barrikadat

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, “ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë”.

Kështu u shpreh shefi i qeverisë në një cicërimë në Twitter.

Ai tha se kjo do të bëhet me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes.