Dy të plagosur nga përleshja e nxënësve në Drenas, njëri në intensivë

Në orën 8:00 të mëngjesit, në afërsi të shkollës Poklek të Drenasit ka ndodhur një rrahje në mes nxënësve, ku si pasojë të therur kanë mbetur dy persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Drenasit për të marrë tretman mjekësor, ndërsa prej aty njëri është dërguar për tretman në QKUK.

Shefi i repartit të intensives, Shaqir Uka, tha se fëmija është sjellur paradite në QKUK, ku pas diagnoztifikimit është vërtetuar se ka plagë në regjionin e mbikrahut, afër qafës në anën e djathtë.

“Pas tretmanin që ka marrë në QKUK, i njëjti është sjellur për monitorim të mëtutjeshëm në mjekim intensiv”, është shprehur Uka në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se lëndimi është shumë serioz, por se gjendja e përgjithshme momentalisht është stabile.

Uka tha se nëse deri nesër, gjendja e tij është stabile, atëherë do të vazhdojë tretmanin në njësi tjetër.