Dy të vdekur dhe 194 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Janë regjistruar 194 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Shkupi ishte qyteti me numrin më të madh të të infektuarve, me gjithsej 77 të tillë.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, ndërsa shërbim gjetën 158 pacientë.

Deri më tani në Maqedoni të Veriut janë bërë gjithsej 188.777 testime për Covid-19, ku 2279 vazhdojnë të jenë ende aktive.