Dy vatra të koronavirusit në Prishtinë dalin nga karantina

Kompleksi ‘Rrezja’ dhe dy pika të tjera në Prishtinë, të cilat kanë qenë vatra të epidemisë me koronavirus, do të dalin sonte nga karantina.

Kështu ka thënë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur pas diskutimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të IKSHP.

Ai falënderon qytetarët për përmbajtjen e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Postimi i plotë:

Pas diskutimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të IKSHP, kompleksi Rrezja dhe dy pika të tjera që kanë qenë vatra të epidemisë sonte dalin nga karantina.

I falenderojmë të gjithë për kufizimin e përhapjes në ato pjesë. Banorët e kanë thënë më së miri në këtë foto.

Falenderoni miqtë, anëtaret e familjes, fqinjtë të cilët janë në vijën e parë. Një letër e vogël jep kurajo!#rriNshpi