Përleshje mes 10 personave në Prishtinë, arrestohen 6 prej tyre

Janë përfshirë në përleshje dhjetë persona, ku gjashtë prej tyre janë arrestuar.

Rasti ka ndodhur më datë 10 shtator, rreth orës 22:10 në Prishtinë.

Personat e dyshuar pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht katër viktimat.

Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.