Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar dy vdekje të dyshimta.

Rasti i parë është në Prishitnë, kurse rasti tjetër në Podujevë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, njofton policia.

“Podujevë 18.08.2021 – 18:00-20:07.Viktima femër kosovare është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare ku mjeku ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe prokurori me vendim të të cilit trupi i pajetë të dërgohet për obduksion. Rasti në hetime”, njofton policia.