Dy viktima dhe 800 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit, janë kryer pesë mijë e 18 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 800 qytetarë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë: një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda.

Aktualisht janë gjashtë mijë e 433 pacientë janë aktivë me COVID-19 teksa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë.

Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131 mijë e 608 që nga fillimi i epidemisë.