Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së

Presidentja e vendit Vjosa Osmani pritet të takojë sot në ora 14:00 përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, shkruan Fokusi.info.

Kështu ka thënë Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku.

Ky takimi vjen pasi gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e OVL-së i kanë kërkuar takim urgjent Osmanit lidhur me Ligjin për Pagën Minimale.

Veteranët janë shprehur të idinjuar për faktin se ata nuk janë përfshirë në këtë ligj.

Theksojmë se gjatë ditës së shtunë lidhur me këtë veteranët organizuar një protestë në sheshin e Prishtinës.

Mbetët të shihet nëse pas takimit do të ketë ndonjë marrëveshje midis Osmanit dhe OVL-së lidhur me Ligjin për pagën Minimale.