Dy zyrtarë policorë e shpëtojnë nga ngufatja një 60-vjeçar

Dy zyrtarë policorë sot e kanë shpëtuar nga ngufatja një 60-vjeçar nga Vushtrria.

“Dy hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë vërejtur një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilit iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes”.

“Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor ka bërë që qytetarit të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngufatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile”, thuhet në njoftimin e policisë..

Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore , qytetari i ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra.