Dymbëdhjetë infermierë të trajnuar nga FSK-ja i bashkohen QKUK-së

Dymbëdhjetë infermierë, të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës janë bashkëngjitur Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si ndihmë në luftën ndaj Coronavirusit,, raporton Ekonomia Online.

Gatishmëria e tyre u vlerësua lartë nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha bashkëpunimi institucional në luftimin e pandemisë po jap rezultate.

“Kjo tregon se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mobilizimi i përgjithshëm për ta luftuar pandeminë po jep rezultatet e veta”.

“Sot këta ushtarë i shihni si pjesë organizative e sistemit shëndetësorë që t’iu dalim në ndihmë profesionistëve shëndetëso”, tha Zemaj.

Shkëlzen Syla, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se synojnë që të orientohen në klinikat ku ka më shumë nevojë, raporton EO.

“Synojmë kapacitet tona të orientohen në klinikat ku ka më shumë nevojë. Këta do të ndahen në katër njësi me nga tre infermierë ku fillimisht do të hyjnë në klinikën Infektive e më pastaj në tjerat”, tha ai.