Dyshimet për manipulim me vota, vjen reagimi i Haradinajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj pretendimeve për manipulim me vota në QNR, pas raportimeve në media.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë parregullsitë eventuale dhe të marrin masat e duhura konform ligjit.

Ai ka thënë se AAK i konsideron të shenjta pluralizmin dhe demokracinë e brendshme.

“Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta, i falënderoj nga zemra. Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore. Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit. Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta”, është shprehur Haradinaj./Fokusi.info/