Avioni pëson defekt, rrezikohen rreth 170 kosovarë

Avioni i linjës Shtutgard-Prishtinë ka pësuar një defekt teknik.

Rreth 170 pasagjer janë detyruar të zbresin urgjentisht në Zagreb të Kroacisë në mbrëmjen e sotshme.

Kompania ajrore Alk Airlines me Tour Operator “Prishtina Ticket” është detyruar të ateroj në Zagrp, ndonëse ishte nisur për në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Siç ka mësuar lajmi.net aeroplani ishte nisur nga Shtutgard për në Prishtinë në orën 16:30 minuta dhe ishte paraparë që të aterojë në Prishtinë rreth orës 19:00. Por, ai ka ateruar në Zgrep rreth orës 18:00, dhe qytetarët po presin që dy orë të dinë se çka po ndodhë me udhëtimin e tyre. “Ka dy orë që na kanë zbritur nga aeroplani, askush se ka fol asnjë fjalë, pse as tek. Pos, që morëm informacione jo zyrtare që ka disa probleme teknike. Nuk e dimë a do të nisemi për Kosovë sot, apo çfarë do të ndodh, askush se flet asnjë fjalë”, tha për lajmi.net një pasagjer i cili po pretë ndonjë informacione nga kompania më të cilën po udhëton.

Kujtojmë që ditë më parë ka pasur ankesa nga qytetarët për gjendjen e keqe teknike të avionëve të kompanisë Alk Airlains.