Shqipëri: Dy të vdekur dhe 179 raste të reja në 24 orët e fundit

Dy persona të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82 – 85 vjeç”.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 179 raste të reja pozitive me COVID-19 nga gjithsej 2652 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët tre pacientë janë të intubuar.

Statistika (16 Prill 2021)

Raste të reja ditore 179

Të shëruar në 24 orë 587

Të shtruar në spitale 182

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2652

Testime totale 602,322

Raste pozitive 129,307

Raste të shëruara 100,600

Raste Aktive 26,370

Humbje jete 2,337

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19031

Fier 2241

Durrës 1131

Gjirokastër 981

Shkodër 916

Korçë 712

Vlorë 504

Dibër 327

Kukës 282

Elbasan 198

Lezhë 25

Berat 22.