Tre filma nga Kosova do të shfaqen në ‘CineMarket’ në Oslo të Norvegjisë

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se filmat do të shfaqen si pjesë e programit që nxjerr në pah valën e re të kineasteve gra nga Kosova.

Ky program është bashkëpunim i Ambasadës së Kosovës në Norvegji, Qendrës së Kosovës për Kinematografi dhe Cinemateket.

Njoftimi i plotë:

3 filma nga Kosova do të shfaqen në CineMarket gjatë këtij prilli në Oslo, Norvegji.

Filmat do të shfaqen si pjesë e programit që nxjerr në pah valën e re të kineasteve të grave nga Kosova.

Filmat që do të shfaqen janë:

“Hive/ Zgjoi”,

“Vera andrron detin” dhe

“Luaneshat e Kodres”.

Filmat do të shfaqen gjatë datave: 10,11 dhe 12 prill./Fokusi.info

Lini një Përgjigje