Dyshohet rasti i tretë me koronavirus në Kosovë

Edhe një person po dyshohet i infektuar me koronavirus në Kosovë.

Raportohet se i dyshuari është familjar i 77-vjeçarit nga Vitia që dje u konfirmua me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë pas pak pritet të dalë në konferencë të jashtëzakonshme për media.

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë. Të infektuar janë një 20 vjeçare, shtetase italiane si dhe një 77 vjeçar shtetas kosovar.