Dyshohet se cigarja ose defekti elektrik mund ta ketë shkaktuar zjarrin në Notre Dame

Zjarri në prillin e kaluar në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris mund të ketë ndodhur për shkak të një cigareje që nuk është fikur ose nga një qark i shkurtër, sipas elementeve të para të hetimit paraprak nga prokuroria e Parisit, që e përjashton pistën me origjinë të qëllimshme apo kriminale.

Sipas rezultateve të hetimit paraprak që sapo ka përfunduar në Paris, asnjë prej elementeve nuk mundëson që të vlerësohet hipoteza e origjinës së qëllimshme apo kriminale në hetimin mbi zjarrin që dëmtoi një pjesë të katedrales së ‘Notre Dame’.

Mes arsyeve të mundshme, Prokuroria e Parisit konfirmon mundësinë e një problemi në sistemin elektrik ose për shkak të një cigareje që nuk është fikur mirë.