Pamjet e aksidentit të frikshëm me 4 të plagosur, shoferi shqiptar bllokohet në makinën e shkatërruar (video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Lushnje-Berat ku dy makina janë përplasur ashpër mes tyre.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, pasi drejtuesi i njërës prej makinave të aksidentuara ka mbetur i bllokuar për disa minuta në automjet.

Si pasojë e aksidentit 4 persona mbetën të plagosur. Më poshtë fotot të vendngjarjes, të postuara nga report tv.