Dyshohet se ka bërë vetëvrasje afaristi Lulzim Kryeziu

Pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu, dyshohet se i ka dhënë fund jetës në fshatin Mleqan të Malishevës.

Kështu merr vesh Front Online nga burimet e saja.

Ndërsa, Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha për Front Online zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.