Dyshohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

Një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçare në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë po dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër–Lepencit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, mbi dyshimet fillestare në zonën e kanalit Iber-Lepenc në fshatin Akrashticë tashmë kanë filluar kërkimet për fëmiun.

Kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe janë njoftuar edhe ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet e zhytësve të kërkim-shpëtimit.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet zhytësve për kërkim-shpëtimit.Mbi dyshimet fillestare në zonën e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë kanë filluar kërkimet për fëmiun”, tha ai.