VV kandidon për deputet aktivistin që e shkarkoi për abuzim me parat e partisë

Njëri nga aktivistët më të hershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, do të ia mësyejë garës për deputet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet ai në rrjetin social facebook, duke treguar se dega e VV-së në Prishtinë, më saktë Këshilli i degës së Prishtinës, ia ka dhënë votat për të qenë në listë. Një veprim i tillë duket i papritur, pasi që VV dhe aktivisti Valdrin Ahmeti, i njohur me nofkën “Altropalanti” për shkak të pjesëmarrjes në organizim protestash, nuk i kishin marrëdhëniet e mira gjatë gjithë kohës.

Partia e Albin Kurtit, përmes Komisionit Disiplinor, para disa vitesh e kishte shkarkuar Valdrin Ahmetin nga pozicioni i Drejtuesit të Sekretariatit për Logjistikë dhe IT, pasi ishte vërtetuar se i njëjti kishte abuzuar me detyrën dhe kishte keqpërdorur donacionet e partisë duke i përvetësuar. Madje, ai ishte përjashtuar nga gjitha pozicionet drejtuese dhe për një kohë të gjatë i ishte ndaluar të kandidonte në çfarëdo detyre.

Duket se Kurti ia ka faliur këtë aktivistit Ahmeti, pasi që i njëjti kishte mbrojtur më zell kryetarin e VV-së, gjatë ndarjes së kësaj partie, kur u larguan 12 deputetët dhe dy kryetarët e komunave, bashkë me shumë aktivistë.

Më poshtë e gjeni vendimin e Komisionit Disiplinor: