E bën babanë për spital, arrestohet djali nga Prishtina

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, pasi që dyshohet se i njëjti ka rrahur babin e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje, me ç’rast djali ka sulmuar fizikisht babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë 13.01.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /gazetametro.net