Shembje masive gurësh, bllokohet rruga për në Krujë (video)

Shembje masive gurësh janë regjistruar në rrugën Sari Salltik, në Krujë.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se rruga mbetet e bllokuar që prej mesnatës së mbrëmshme, ndërsa shkak për shembjen dyshohen shirat e rënë gjatë natës.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale në makina.

Nuk dihet ende edhe për sa kohë do të mbetet rruga e bllokuar, por sikurse shihet edhe nga video në vendngjarje kanë mbërritur edhe grupet e ekspertimit.