E dehur shtypi dy të rinjtë shqiptar, flet për herë të parë vajza italiane

Itali- “Jam shumë pranë familjeve të dy të rinjve, nuk më intereson fare se çfarë do të më ndodhë mua. Ajo që do të më ndodhë do të jetë e drejtë”. Kështu është shprehur nga qelia e burgut vajza italiane, Irina Vetere e cila më 30 qershor shtypi për vdekje dy të 20-vjeçarët shqiptarë, Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja.

30-vjeçarja ndodhet në burgun e grave që prej 4 Korrikut, me akuzën e vrasjes së dyfishtë rrugore. Ajo mbrëmjen kur nodhi aksidenti kishte konsumuar rreth 5 herë më shumë alkool sesa e lejon rregullorja për t’i dhënë makinës.

Pas ngjarjes, Vetere ishte shtruar në spital pasi kishte marrë gjithashtu dëmtime gjatë aksidentit, si dhe për shkak të gjendjes së shokut. Ajo u transferua në burg pak ditë më vonë, ku edhe qëndron tani.

Avokati mbrojtës thotë se 30 vjeçarja e lindur në Rusi dhe me profesion mjeke, nuk mendon asgjë tjetër përveç momentit tragjik të aksidentit që u regjistrua në të gdhirë të 30 qershorit./Shqiptarja.com