E dhimbshme! I riu po fotografonte sulmet në Gaza, papritur gjen trupat e pajetë të dy vëllezërve

Vijojnë prej disa ditësh përplasjet mes paletinezëve dhe izraelitëve ku tensioni duket se ka arritur kulmin dhe janë regjistruar dhjetëra viktima. Ndërkohë një i ri palestinez, i cili po filmon gjithçka që nga fillimi i përplasjeve për të dokumentuar dhunën në Rripin e Gazës, gjatë punës së tij ai është përballur me një situatë tejet të dhimbshme teksa po fotografonte trupat e pajetë dhe ndër ta gjeti edhe dy vëllezërit e tij.

Mes dhimbjesh ai u shpreh:

Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet izraelite. Në një moment kam arritur t’i njoh dy vëllezërit.

Kujtojmë se që nga data 10 maj, sulmet mes dy palëve janë ashpërsuar ndjeshëm dhe deri më tani në radhët e palestinezëve kanë humbur jetën 139 prej tyre, ndërsa disa dhjetëra në radhët e izraelitëve.