Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-COVID19 nga Pfizer

Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina anti-COVID19.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka bërë të ditur se këtë ia kanë konfirmuar nga vet kompania Pfizer.

“Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Zemaj ka thënë se Kosova do të marrë edhe 360 mijë doza të vaksinës falas, për vaksinimin e 20% të popullatës.

Postimi i plotë:

Kosova siguron 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer.

Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer.

Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19.

Krahas kësaj, Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.

Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vend.