E fillojnë për festë, gjimnazistet përfundojnë me shkulje flokësh dhe përplasje fizike (video)

Një grup vajzash gjimnaziste kanë tërhequr vëmendjen me një video të postuar dhe shpërndarë në rrjet.

Shoqatat e vajzave gjimnaziste në shkollat e Roterdamit kanë një traditë të veçantë, në të cilën studentët shtyjnë njëri-tjetrin për rreth pesë minuta para se të bëjnë një festë të përvitshme, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Drejtuesit e shoqatave thonë që mënyra tradicionale e festimit është pak e vështirë për t’u kuptuar nga ata që e shohin nga jashtë, por gjithashtu pranojnë se shpesh herë del duarsh dhe të rinjtë fillojnë të qëllohen me forcë.

Megjithatë, drejtuesit këmbëngulin se më pas festa vazhdon shumë miqësisht.