Ministri Reçica vizitoi OVL UÇK-në

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica sot ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Fokusi.info.

“Si çdo herë, edhe sot u ndjeva krenar gjatë vizitës që i bëra Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkë me kryetarin e kësaj organizate të respektuar, z. Hysni Gucati diskutuam për gjendjen e veteranëve në ketë situatë të vështirë pandemike dhe tema tjera me interes të përbashkët”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Postimi i plotë:

Si çdo herë, edhe sot u ndjeva krenar gjatë vizitës që i bëra Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkë me kryetarin e kësaj organizate të respektuar, z. Hysni Gucati diskutuam për gjendjen e veteranëve në ketë situatë të vështirë pandemike dhe tema tjera me interes të përbashkët.

Kryetarin Gucati e njoftova dhe mora mbështetjen e plotë të tij për nismat tona lidhur me ndryshimet e nevojshme ligjore që ua mundëson të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së të drejtën për të punuar ne sektorin privat, si dhe për lejimin e përfitimit edhe të pensioneve meritor për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.

Me kryetarin Gucati u dakorduam dhe u dhashë mbështetje që të gjitha hallet dhe kërkesat e tyre do realizohen konform mundësive tona buxhetore dhe legjislacionit në fuqi.