E frikshme! Gruaja gjen gjarprin brenda sallatës jeshile

Një ngjarje e frikshme i ka ndodhur së fundmi një gruaje që ishte gati për të bërë drekën. Teksa ishte duke përgatitur sallatën, ajo është tmerruar kur ka parë një gjarpër brenda qeses së sallatës marule. Sallata ishte blerë nga djali i saj në një supermarket pranë lagjes, në një shtet të Australisë. Gruaja e tmerruar, menjëherë njoftoi ekipin e Shpëtimit dhe Edukimit të Kafshëve të Egra.

Gjarpri i gjetur brenda qeses ishte ende gjallë dhe fotot u shpërndanë nga vetë gruaja në Facebook. Ai ishte një gjarpër i rrezikshëm me kokë të zbehtë.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA