Ndodhi e pazakontë në fushë, të gjithë lojtarët shtrihen në tokë, referi u kërkon lojtarëve të ikin

Skena të pazakonta janë parë në Tanzani në një ndeshje mes Yang Afrikans dhe Iring United.

Ndërsa ka gjëra të panumërta që ndoshta mund të ndodhin në një lojë futbolli, por pak kush do të mendonte ndonjëherë se bletët mund ta bënin atë!

Kur tufa e bletëve pushtoi fushën, referi i ra bilbilit, gjë që ishte më shumë se një shenjë e qartë që të gjithë duhet të shtriheshin në bar.

Lojtarët bashkë me referin filluan të ikin nga fusha e gjelbërt, e bashkë me ta edhe një pjesë nga publiku.

VIDEO