E futi një grua në veturë pa dëshirë, arrestohet një burrë në Suharekë

Një burrë është arrestuar në Suharekë pasi kishte detyruar një grua, me të cilën ishte në lidhje pa dëshirën e saj, të futet në veturë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Brigada 123”, ndërsa rastin në polici e ka paraqitur vetë viktima, njofton Klan Kosova.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.