“E kaluan provimin pa qenë fare në Kosovë”, paraqiten publikisht keqpërdorimet në njësitë për patentë shofer

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka paraqitur të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shoferë në të gjithë vendin.

Durmishi tha se kjo ka të bëj me ndërmarrje kriminale.

Siç thotë ai në njësinë në Pejë kanë hasur në dukuri që nuk kanë ndodhur në njësi të tjera.

“Kemi vizituar disa njësi të ndryshme si njësinë në Prizren, Prishtnë, Gjilan dhe Pejë.Gjatë monitorimit të këtyre qendrave kemi hasur në keqpëdorime të ndryshme, por në Njesinë e Patent Shoferëve në Pejë kemi hasur në një dukuri që në njësitë e tjera nuk ka ndodhur. Në këtë njësi kishte 666 kandidat gjatë kandidate gjatë gjithë vitit 2023, që kishin kaluar provimin praktik nëkategorine B, C dhe C1. Të gjithë kandidatët pothuajse kanë qenë nga qytete tè ndryshme të Kosovës ku prin Podujeva, Malisheva, Gjilani,Drenasi, Kamenica, Fushè Kosova dhe natyrisht që është shumë e dyshimtë qe një kandidat nga Kamenica shkon në Pejë për ta kaluar pjesën e provimit praktik”, u tha aty.

Administrata në Njësië e Patentë Shoferit në Pejë konstatuar se në shumë dosje ka mosperputhje të dokumentacionit.

Disa nga të gjeturat:

• Ka raste kur kandidati i është nenshtruar provimit në pjesën teorike në vitin 2023 në Prishtinë, ndërsa në dosje figuron që i njëjti kandidat e ka kaluar provimin në vitin 2022 në Peje.

• Ka shumë raste që kandidatët i janë nënshtruar provimit në vitin 2022, ndërsa me certifikatën e Kryqit të Kuq janë pajisur në vitin 2023.

-Kemi gjetur që një pjesë e kandidatëve kanë kaluar provimin pa qenë fare në Kosovë./Insajderi