“E kam taku në Shqipëri”, Haliti flet rreth marrëdhënies së tij me Adem Jasharin

Xhavit Haliti, aktualisht deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur rreth marrëdhënies së tij me Adem Jasharin, komandatin legjendar të UÇK-së,

Haliti, që është një figurë e rëndësishme e përpjekjeve të Kosovës për liri, ka treguar se kur e ka takuar për herë të parë Jasharin.

“Unë Ademin e kam taku në Shqipëri më 1991, mëpastaj është kthyer nga Shqipëria, jam kam çu, kemi fol me bacën Adem, Adem Demaçin, ja kemi çu Ahmet Haxhinë, me folë me të, që ata që janë kanë me Ademin dhe rreth tij, me u ngrit në një nivel tjetër dhe me bashkëpunu” – rrëfen z. Haliti në “Context” të ATV-së, që është një nga figurat qëndrore të lëvizjeve në ilegalitet.