E konfirmon Policia vdekjen e një personi pasi ra nga ura në Mitrovicë, jep detaje të viktimës

Një rast i rëndë ka ndodhur para rreth një ore në Mitrovicë, ku një person ka vdekur pasi ra nga ura në afërsi të Parkut Solana.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”, duke bërë të ditur që vdekja është konstatuar në vendngjarje.

Avni Zahiti ka thënë se vdekja po hetohet si e dyshimtë, duke bërë të ditur se viktima është një 50 vjeçar.

“Sot , rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën ‘ Dëshmorët e Kombiti” në Mitrovicë, si pasoj e rënies nga lartësia e urës.ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar. Hetuesit policor kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti për “Jepi zë”.