E mori në shtëpi kur ishte i pastrehë, The Rock bën gjestin e paçmuar për mikun e tij

Miqësia është padyshim shumë e rëndësishme për Dwayne Johnson, pasi ai sapo i dhuroi një makinë fringo të re një miku të përjetshëm i cili e mori atë në shtëpi kur ishte i pastrehë, gjatë kohës së adoleshencës. Aktori bleu një kamion gjigant për Bruno Lauer, i cili e strehoi, pasi ai dhe nëna e tij u dëbuan nga Hawaii kur ai ishte i ri. Së bashku, jetuan në kamionin e Brunos, ndërsa The Rock nisi karrierën e tij të mundjes në Memfis.

Bruno, punonte si menaxher mundjeje nën titullin Harvey Wippleman në vitet 1990, madje ndihmoi edhe ish-mundësin të blinte makinën e tij të parë kur ishte vetëm 15 vjeç. “Unë dhe nëna ime u dëbuam nga ishulli i Hawaiit dhe më dërguan në Nashville, Tenesi për të jetuar me babanë tim. Kur zbrita në Nashville, zbulova se nuk do të jetoja me babanë tim. “Gjërat ndodhin, planet ndryshojnë dhe kjo është mënyra se si jeta shkon,”-shkruan ai në Instagram. “I thashë atij se do të jetoja me një djalë të quajtur Bruno, i cili në atë kohë jetonte në një dhomë të vogël në një vend të quajtur motel Alamo Plaza. Bruno mund të kishte thënë (dhe duhej të thoshte) “Jo, nuk fus brenda dikë që nuk e njoh”. Por ai nuk e bëri.”

Burimi: LADBIBLE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA