Plagosje në Pejë, tre të lënduar e një në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK

Një plagosje ka ndodhur rreth orës 21:00 afër stacionit të autobusëve në Pejë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Veton Elshani.

Ai tha se tre persona janë lënduar rëndë ndërsa një prej tyre ëstë në gjendje të rëndë i cili është dërguar në QKUK për trajtim.

“Besojmë që e kemi të dyshimtin për këtë rast dhe jemi në kërkim të tij”, tha ai.