E mori vesh nga radio se kishte vdekur, burri shkon me vrap në varreza dhe sheh familjen duke “e varrosur” (historia)

Ka ndodhur që persona që janë gjallë, të jenë ngatërruar me të tjerë dhe të jenë shpallur të vdekur, duke alarmuar familjet e tyre. Kjo ndodh sidomos sot në kohën e internetit kur informacioni qarkullon me shpejtësi dhe mediat online nuk presin dhe aq gjatë të verifikojnë.

Por një histori e pabesueshme vjen nga fshati Godmiaha në Kenia, në të cilin familja e një personi është tronditur kur është përballur me familjarin e tyre që e dinin të vdekur dhe po i bënin ceremoninë e varrosjes së estrave.

Kennedy Olwa ishte larguar nga shtëpia e tij para rreth 20 vitesh. Por pak kohë më parë, familja mori një lajm që thoshte se ai kishte vdekur nga sëmundja e pazbuluar. Sipas mediave, eshtrat e tij u transferuan në morgun e spitalit nga policia dhe familja në morg mblodhi trupin për varrosje.

Kur panë trupin, anëtarët e familjes ishin të bindur se kishin përpara trupin e djalit të tyre Olwa, kështu që bënë njoftimin përmes radios.

38-vjeçari e dëgjoi lajmin në radiot lokale dhe shkoi në shtëpi për të informuar familjen se ai është akoma gjallë, e për të ndaluar detajet e kushtueshme të funeralit.