Krasniqi: Me këtë qeveri 18% e qytetarëve po përjetojnë varfëri e skamje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar sot statistikat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket varfërisë dhe skamjes në Kosovë gjatë vitit të fundit.

Sipas Krasniqit, në raportin e Komisionit Evropian, rreth 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj.

Nëpërmjet një videoje ilustruese, kreu i PDK-së e ka cilësuar këtë statistikë si alarmuese ndërsa qeverisjen aktuale si përgjegjëse për këtë gjendje.