E nokautoi kundërshtarin për vdekje, reagimi i boksierit amerikan është tejet prekës

Boksieri 27-vjeçar, Patrick Day ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra në tru, shkaku i nokautit të pësuar nga Charles Conwell.

Conwell, amerikani 21-vjeçar, pas meçit dhe pasi Day kishte rënë në koma, kishte reaguar përmes rrjeteve sociale.

Ai kishte thënë se ndjehet keq dhe se e gjitha çfarë ka dashur është të fitonte meçin.

Madje, 21-vjeçari kishte thënë se e ka menduar tërheqjen nga boksi.