E pabesueshme por e vërtetë, iu kthye kuleta e humbur pas 75 vjetësh!

Pastori besonte se kuletat ishin vjedhur 75 vjet më parë dhe donin të provonin t’i bashkonin ato me pronarët e tyre. Ai postoi fotografi në Facebook së bashku me emrat e disa prej ID-ve në to. Për habinë e tij, postimi ishte shpërndarë më shumë se 3.000 herë.

Një stacion televiziv i St. Louis njohu emrin e Sissom dhe e kontaktoi Baltzellit për të parë nëse mund t’ja jepnin kuletësn asaj.

Sissom, e diplomuar në vitin 1947 nga Centralia High, e cila tani jeton në zonën e St. Louis, ishte e shokuar kur pa kuletën e saj të kuqe të copëtuar pas gjithë këtyre dekadave.

“Nuk mund ta imagjinoj se dikush i vodhurgjitha ato kuleta dhe i ka vënë ato prapa tualetit në një hapësirë ​​që as nuk e dija se ishte atje”, tha Sissom.

Në kuletë kishte fotografi të shokëve të klasës që ajo nuk i kishte parë gjatë viteve. Ajo ishte gjithashtu e entuziazmuar për një fotografi të vëllait të saj, i cili ishte në Luftën e Dytë Botërore në atë kohë, por që atëherë ka vdekur.

“Isha aq e kënaqur që mora këtë, sepse nuk kam pamje të tij”, tha Sissom.

Ajo nuk ka gjetur para në të, por ajo ka gjetur kartën e saj të Sigurimeve Shoqërore, të cilën ajo e pranoi që e kishte kërkuar për 70 vjet.

Ajo vlerëson përpjekjet e Baltzell dhe shpreson që shokët e tjerë të klasës të ribashkohen me sendet e tyre.

“Unë jam e sigurt se njerëzit e tjerë po t’i gjenin gjetur kuletat e tyre – me shpresë se janë ende gjallë – do të ishin aq të ngazëllyer sa unë”.