Vdes zv/ministri i Bujqësisë Nehat Ramadani, ishte infektuar me COVID-19

Ka ndërruar jetë një nga zëvendësministrat e Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës.

Nehat Ramadani nga Komuna e Gjilanit ka ndërruar jetë sot, si pasojë e virusit COVID-19.

Ramadani kishte drejtuar disa poste të rëndësishme edhe më parë, e një prej tyre ishte edhe në drejtorinë e Bujqësisë në Gjilan.

Nehat Ramadani është edhe një nga viktimat e koronavriusit, në kuadër të komunës së Gjilanit, komunë kjo e cila pati një numër të madh të të infektuarve dhe viktimave si pasojë e këtij virusi.