E përplasi makina në Mitrovicë, gazetari ndërron jetë në spital

Gazetari Hysni Syla ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Mësohet se një ditë më parë gazetari u përplas nga një makinë në Mitrovicën e Jugut.

Për fat të keq 71-vjeçari nuk i mbijetoi plagëve të marra, e si rrjedhojë ndërroi jetë ditën e sotme, 5 janar.

Lajmin për vdekjen e gazetarit e ka konfirmuar për mediet kosovare drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Para rreth 30 minutash ka vdekur. Ka qenë në politraumë, gjendja e tij ka qenë e rwndw dhe ka pësuar lëndime në krejt trupin”, tha Syla për Express.

Sipas policisë, gazetari Hysni Syla, ishte në cilësinë e këmbësorit.

Ndërsa, pas aksidentit është arrestuar shoferi i veturës i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin  nga pakujdesia.

Hysni Syla ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës. Në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.

Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.