Molliqaj me parti vizitojnë familjen e Calit

Gjatë ditës së sotme kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj së bashku me partinë e tij ka zhvilluar një vizitë në familjen e Sali Mustafës(Calit).

Molliqaj tha se barra e rëndë për Calin në Hagë mundet me u kuptu edhe me lehtësinë me të cilën përjetohet secili lajm për UÇK-në këtu.

‘’Bashkë me aktiviste e aktivistë të PSD-së e kemi vizituar familjen e Salih Mustafës. Cali është dënuar me 22 vite burg krejt arbitrarisht. Cali ka qenë veprimtar e i burgosur politik edhe para fillimit të luftës. Sakrificën e bartë veç vetëdija e lartë.Barra e rëndë për Calin në Hagë mundet me u kuptu edhe me lehtësinë me të cilën përjetohet secili lajm për UÇK-në këtu. Rrethanat shoqërore janë rrethana politike. Cali është i vetëdijshëm për këtë, e mbaj mend nga vizita’’, ka shkruar Molliqaj.

Sipas Molliqajt në vend të shpresave për vendimet e mira, Kosova duhet të gjejë rrugë për ta mbrojtur luftën dhe njerëzit./Fokusi.info/